Ne Gaza shpërthejnë protestat, palestinezët djegin foton e Trump

Ne Gaza shpërthejnë protestat, palestinezët djegin foton e Trump

Në Gaza kanë shpërthyer protestat si përgjigje ndaj vendimit të Donald Trump për ta konsideruar Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

Sot më në fund, Shtetet e Bashkuara po njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit", tha Presidenti amerikan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po fillojnë procesin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, një zhvillim që po shkakton reagime negative nga shumë vende të botës.

Nderkohe Hamasi që kontrollon Rripin e Gazës dënoi vendimin e Trump dhe paralajmëroi se ai ‘hapi portat e ferrit mbi interesat amerikane në rajon”. Lëvizja islamike shtoi se deklarata e SHBA-së nuk do të ndryshojë statusin e qytetit të Shenjtë.

“Vendimi i Trump mbi Jeruzalemin nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Jeruzalemi është një tokë myslimane arabe", tha një zëdhënës i Hamasit, siç citohet nga AFP. Hamasi ka bërë thirrje për protesta masive, duke njoftuar të premten e ardhshme si një "ditë zemërimi".

Gjithashtu ne disa video te publikuara ne rrjetet sociale ata i vene flaken dhe fotos se  Donald Trump. 

"Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se me njohjen e Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit, zoti Trump po përmbush një premtim madhor të fushatës. Ata thonë se vendndodhja fizike e ambasadës amerikane, nuk është pengesë për negociatat për një marrëveshjeje përfundimtare paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve" shkruan Voa

Izraeli mori kontrollin e Jeruzalemit në Luftën Gjashtëditëshe të vitit 1967. Më pas e aneksoi Jeruzalemin Lindor. Izaeli ka thënë gjithmonë se një Jeruzalem i pandarë është kryeqyteti i përjetshëm I tij. Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm. Në Jeruzalem ndodhet Xhamia Al Aqsa, objekti i tretë më i shenjtë i Islamit. Për hebrenjtë është Tempulli Mount, vendi më i shenjtë. 

EMISIONET