Në fushë futet 'lojtari' më i shpejtë, ndërpritet ndeshja!

Në fushën e futbollit ka hyrë një 'lojtar' i pazakontë dhe mbase shumë më i shpejtë se të gjithë futbollistët.

Një kangur australian hyri në fushë, duke ndërprerë ndeshjen për të paktën gjysmë ore në stadiumin lokal të futbollit në Kambera, kryeqyteti i Australisë.

Në fushë po zhvillohej takimi i femrave mes Belconnen United dhe Canberra dhe në pjesën e dytë, kanguri u hodh në fushë duke kapërcyer barrierat mbrojtëse.

EMISIONET