Sulmuesi i PSG-së, Neymar u operua sot në këmbën e djathtë në “Belo Horizonte” dhe gjithçka kaloi mirë,

Në njoftimin e bërë publik nga Federata Braziliane e Futbollit thuhet se operacioni në këmbën e djathtë të yllit brazilian ka përfunduar me sukses.

"Neymar ndodhet në dhomën e tij dhe po shlodhet. Gjithçka kaloi shumë mirë”.-shkruhej në njoftimin e FBF. 

Këmba më e shtrenjtë e botës së futbollit u operua nga kirurgu Rodrigo Lasmar, mjeku i ekipit brazilian të futbollit, i shoqëruar nga francezi Gerard Saillant, i famshmi që ka operuar gjurin e ish-sulmuesit Ronaldo.

Sipas familjarëve të yllit brazilian, operacioni u zhvillua në katin e 16-të të godinës, ku një pavion i tërë u prenotua për Neymarin. Në mënyrë që të mos dalë asnjë informacion, personeli i spitalit mori një mesazh ku i ndalohej përdorimi i telefonave celularë pranë lojtarit.

/Ora News.tv/