Java e 20 e Ligue 1 franceze ka  dhuruar surpriza.

Ndeshja që pritej me shumë interes nga sportdashësit e kampionatit francez ajo me s Montpellier dhe Monaco nuk ka dhuruar gola, duke u mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Të besuarit e Jardim  nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, pavarësisht tentativave të Keita e Ghezzal, goditjet e të cilëve shkuan shumë larg kuadratit.

Barazimi vjen si një humbje për skuadrën nga principata, pasi humbën mundësinë për të ngushtuar disferencën me kryesuesit e PSG, duke mbetur në vendin e 2-të me 42pikë,  1 më shumë se Lyon-i që pret nesër Angers.

Në takimet e tjera Bordeaux u rikthye te 6 humbjeve në 6 takimet e fundit, duke mundur me rezultat minimal 1 me 0 Troyes.

Fitore arriti dhe Nice që mundi po 1 me 0 Amiens ndërsa Metz-Dijon u mbyll në barazim 1 me 1 dhe Lille mundi Caenin 1 me 0.



/Ora News.tv/