Fotografja braziliane Nayara Leite ka eksploruar jetën e gjashtë homoseksualëve brazilianë të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre kur u thanë familjeve të tyre se ishin homoseksualë.

Leite u kërkoi atyre që t'i dërgonin asaj një fotografi të lumtur kur ishin fëmijë, të cilat më pas i dogji, një akt që ajo mendon se reflekton refuzimin që kishin përjetuar.

Klara: "Nëna ime më paragjykoi shumë. Ishte një abuzim i jashtëzakonshëm emocional. Ajo tha se nuk do të kisha kurrë një familje. 

Babai më pyeti nëse e dija se do të vuaja nga paragjykimet brenda shoqërisë. I thashë se e dija këtë gjë dhe se tashmë po e vuaja në shtëpinë timë, me njerëzit që doja më shumë.

Është sikur të vdisni, dhe se të gjitha ëndrrat që prindërit projektojnë mbi fëmijët e tyre kanë mbaruar."


Ingryd: "Nëse kjo do ishte zgjedhje, nuk do kisha zgjedhur të kaloja nëpër gjithë këtë. Herën e parë që gjyshi im më dëboi nga shtëpia, më trajtoi si një prostitutë. Gjyshi më bërti se dërgova të dashurat në shtëpi dhe më qëlloi. Unë i kërcënova se do merrja policinë, mora gjërat e mira dhe u largova."


Leonardo: "Ku nëna ime mësoi se isha homoseksual, filloi të qante shumë dhe i ra të fikët. E dërgova në spital dhe kur u zgjua më kërkoi që të largohesha. Ajo nuk donte që unë të jetoja me të më, sepse nuk do ta pranonte seksualitetin tim. Kjo ishte kaq e dhimbshme për mua. Nuk mund ta imagjinoja kurrë se nëna ime, familja ime e vetme, do të ma bënte këtë mua."


Thayna: "Babai im nuk më fliste sepse nuk e pranoi faktin se isha lezbike, pastaj më dëboi nga shtëpia dhe nuk më lejoi të merrja as gjërat e mia. Isha vetëm 18 vjeç. Është me të vërtetë e vështirë të shpjegoj atë që ndjeva kur u dëbova nga shtëpia, di vetëm që të dhemb. 

Kjo dhemb sepse nuk ka asnjë arsye përse ata ta bëjnë këtë gjë. Kuptova se isha në ferr për një kohë të gjatë. Më çmend fakti që njerëzit mendojnë se të qenurit homoseksual është një zgjedhje, se ne jemi homoseksualë të ndikuar. Ata nuk e dinë luftën tonë për të mbijetuar në kohë të errëta."


Valmir: "Fakti që unë homoseksual me të vërtetë shqetëson prindërit e mi. Unë nuk isha ai që ata planifikuan për mua që të isha. Nuk i kam plotësuar pritjet e tyre. Babai im më rrahu aq shumë ditën kur më pa duke u puthur me të dashurin. Rrobat e mia u shqyen. Nuk e di sesi por përfundova lakuriq. Ai më kapi nga krahu dhe më tha që atë natë do të flija në rrugë."


Ruth: "Babai im u mundua të më vriste. Ai më tërhoqi dhe filloi të më varte me një kabllo telefonike. Nëna ime pa atë që po ndodhte dhe i hodhi një kavanoz qelqi në kokës. Nëse nëna ime nuk do të kishte ndërhyrë, do të kisha vdekur. Ai djegu të gjitha gjërat e mia dhe mbeta vetëm me rrobat që kisha veshur."


/Ora News.tv/