Komedia “në dorë të Fatit” me regji të Arben Kumbaros e nisi me sukses shfaqjet në teatrin Petro Marko të Vlorës! Vepra që e trajton fenomenin e varësisë ndaj bixhozit dhe lakminë përcillet në një skenë të improvizuar kazinoje.

Satira e Ledian Gjecit dhe trupa e teatrit të Vlorës nën drejtimin e Arben Kumbaros e mban publikun për 90 minuta në gjendje humori e pasigurie ndërsa në skenë luhet fati dhe tragjedia e njeriut.

Arben Kumbaro: Ky është emocion për aryse se është një punë e ngritur me hiri, punë e nisur nga 0 dhe është një krijimtari totalisht e një brezi tjetër dhe ka takim brezash. Janë aktorët e vjetër me përvojë të Teatrit të Vlorës që ndeshen me këtë mundësi të re.

Ledian Gjeci: Dua ta falenderoj publikisht profesorin se është një ndër njerëzit që kapërcen paragjykimin sepse kur je i ri, ndoshta për hir të moshës edhe paragjykojnë e nuk e marrin mundimin ta lexojnë.

Në dorë të fatit” vihet në skenën e Teatrit të Vlorës në kuadër të 55-vjetorit të këtij teatri.


/Ora News.tv/