Në ditën e Krishtlindjes shpëtohen nga mbytja 40 emigrantë

Në ditën e Krishtlindjes shpëtohen nga mbytja 40 emigrantë

Dyzet persona janë shpëtuar në Kanalin e Anglisë pas përpjekjes për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar sot.

Emigrantët u kapën në pesë incidente të ndara në orët e hershme të mëngjesit, me disa përpjekje për të bërë kalimin me anije.

Emigrantët thanë se ishin nga Afganistani, Irani dhe Iraku, ndërsa me ta ishin edhe dy fëmijë.

Të gjithë emigrantët tani janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i janë nënshtruar vlerësimeve mjekësore para se të transferohen tek zyrtarët e emigracionit për intervistë.

Ndërsa fëmijët u dërguan në shërbimet sociale.

EMISIONET