"Në demokraci dhuna është edhe e dobishme", Xibri: Nëse Rama nuk na pret...

"Në demokraci dhuna është edhe e dobishme", Xibri:

Minatorët janë optimistë se nëse kryeministri ka vullnetin e mirë për ti dëgjuar problemet e tyre do të mund të adresohen.

Kreu i Sindikatës, Fiqiri Xibri, në një prononcim për Ora News pas protestës tha se deri tani ka munguar vullneti nga ana e qeverisë.

Duke komentuar tensionet dhe përplasjen e protestuesve me policinë, Xibri nënvizoi se në demokraci dhuna është edhe pozitive.

Xibri: Ne jemi të bindur se po të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë çështja zgjidhet se nuk ka gjë të pa zgjidhshme. Jemi 200% me të drejtën që të na takon, kemi kërkuar dhe më pak madje se na takon. Mjafton të ulemi dhe të diskutojmë, argumentet flasin. Edhe sikur të kemi bërë diçka gabim janë gjëra që i pranojmë kur është vullneti për tu ulur dhe për ti trajtuar problemet.Deri tani ka munguar vullneti. Nëse është vullneti zgjidhen dhe zgjidhen shpejt madje.Protesta realizoi qëllimin e vetë. Pavarësisht se ne u detyruam ta eskalonim por në demokraci dhuna është edhe pozitive jo vetëm negative.Është dhunë e butë.

Por nëse nuk do të priten nga Rama siç edhe u dakordësuan sot me përfaqësuesit e qeverisë, Xibri premton rikthimin tek protesta.

Xibri: Nëse nuk zhvillohet takimi javën që vjen, të hënën dy javë do jemi përsëri këtu.Uroj të mos jemi.Uroj të ketë filluar reagimi ashtu siç u bisedua sot.


EMISIONET