Juventus nuk di të ndalet në Seria A.

Bardhezijtë mundën pastër 2 me 0 Fiorentinën, duke vazhduar kështu ecurinë pozitive, prej 16 takimesh pa humbje. Goli i parë i takim u shënua nga një ish i këtij takime Federico Bernardesku. Fantazisti shfrytëzoi mirë një goditje dënimi në hyrje të zonës për të mposhtur Sportiello.

Pas realizimit të golit të besuarit e Massimiliano Allegri u tërhoqën në gjysmëfushën e vet, për të tentor përmes kundërsulmit goditjen fatale. Dyfishimi erdhi nga këmbët e Higuain që  përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase për të vulosur takimin.

Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit, me dy pikë sipër Napolit që pret nesër Lacio-n. Ndërkohë që Fiorentina gjendet në vendin e 11-të me 31 pikë.

/Ora News.tv/