Ne "360grade" Çani tregon 4 të paprekshmit, Demalia: Llalla hodhi një shashkë

Ne "360grade" Çani tregon 4 të paprekshmit, Demalia:

"Katër njerëz janë në këtë vend që "nuk duhen prekur", sepse pastaj nuk dihet se çfarë ndodh" deklaroi gazetari i njohur Arian Çani i ftuar në emisionin 360 grade të gazetarit Artur Zheji mbrëmjen e së enjtes në Ora News.

Çani vazhdon më tej: Jo se do të ngrihet populli jo! Katër njerëz janë në këtë vend që nuk janë prekur: Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Ata që janë poshtë këtyre të katërve, në 2018 do të bëhet nami, po këta të 4-të a do i prekë kush juridikisht për ti nxjerrë nga politika?! Për mua viti 2018 do të jetë viti i surprizave. Të projektojmë të ardhmen.

Në një lidhje direkte nga Amerika, Ilir Demaliaj e quan shashkë deklaratën e Llallës se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metes.

Ilir Demalia: Nuk besoj se ambasadori e ka bërë. Llalla e di shumë mirë se çka bërë. PO të garantoj se Departamenti i Shtetit ka material të bollshëm për pastrim paraje të Llallës. Të garantoj për këtë. Llalla prandaj ka plasur shashkën. Ne më mirë gjykoni Llallën se ambasadorin e gjykon Amerika, sepse nëse ambasadori e ka bërë të garantoj se ai kthehet për 24 orë pako postale në Amerikë. 



EMISIONET