Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot në seancën solemne që po mbahet për nder të Epopesë së UCK-së se disa nga më të mirët zgjodhën jetën të ia dhurojnë atdheut.

“Zgjodhën kryengritjen para dorëzimit familja Jashari përshpejtoi kohën, përmbysi shekujt dhe ndërroi epokat si rast unik për liri e dinjitet. Sot kur po e shënojmë 20 vjetorin e Epopesë rënien e Jasharajve duhet të shohim ku jemi në raport më ndërtimin e shtetit modern dhe në raport me familjet e dëshmorëve, sa u kemi qëndruar afër”, tha Haradinaj.

 20 vjet pas flijimit heroik te familjes Jashari, sipas Haradinajt brezat e rinj dhe miqtë e Kosovës porosisin të ndërtohet paqja dhe një Kosovë e denjë.

“Ne kemi ecur 20 vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme. Nga këto i ftoj te gjithë shqiptarët partitë politike për unitet institucional për t’i mbrojtur idealet e lirisë dhe Kosovën e së ardhmes ku qytetarët lëvizin lirshëm pjese e NATOS dhe OKB-së.

“Do të arrijmë edukim cilësor. Do të kemi shërbime shëndetësore moderne dhe shteti ynë do të jetë shtet i së drejtës. Lavdi e përjetshme për komandantin Adem Jashari dhe familjen Jashari”, tha Haradinaj.

Epopeja e UÇK-së mbahet për nder të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 kur në një luftë të pabarabartë në Prekaz të Drenicës bien heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me 50 anëtarët e familjes Jashari./KosovaPress/

/Ora News.tv/