Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi propozimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për mbajtjen e palë zgjedhjeve në 13 tetor.

Sipas Spahiut propozimi i Metës ishte thjeshtë një sfidë.

Gazetarja: Presidenti i Republikës ka dekretuar 13 tetorin si datë të zgjedhjeve në nivel lokal dhe kombëtar. Gjithashtu ai ka kërkuar të bëhen zgjedhje edhe për Presidentin e Republikës. Çfarë do të thotë kjo datë për LSI-në, e njihni si datë të ligjshme?

Përparim Spahiu: Besoj se janë dy gjërat krejt të ndryshme zgjedhjet lokale dhe ajo që Presidenti ka hedhur në tavolinë si zgjedhje për president. Pra është një sfidë. Nëse doni unë iki edhe në zgjedhje, bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese nga politika dhe Presidenti zgjidhet me referendum nga populli. Them që është një propozim i mirë dhe është diskutuar shumë nga spektri politik. Sa i takon zgjedhjeve, ajo që presidenti bëri me dekretimin e një date të re nuk është se ju tha shqiptarëve se nuk do të ketë zgjedhje lokale. Thjeshtë krijoi hapësirën e një mjedisi normal dialogu që aktualisht pozitës dhe opozitës i mungon. Pra polarizimi mes palëve është shumë i madh saqë edhe ndërhyrja e presidentit për t'i afruar palët nuk pati efekte. Kështu që ai dekretoi datën 13 tetor. Kushtet edhe pse është zgjedhur kjo datë ai i ka shpjeguar.

/Ora News.tv/