Ligji për duhanin pritet të ndryshojë. Edhe pas publikimit të draftit për ndryshime në janar të vitit 2019, ministria e shëndetësisë e ka rikthyer për shqyrtim. Ekspertët e duhanit thonë se ndryshimet që do të behën pritet të rrisin sanksionet për bizneset.

Ministria e Shëndetësisë ka kthyer në shqyrtim projektligjin për shitjen dhe tregtimin e cigareve në vend.  Drafti për ndryshimin e ligjit të duhanit, kërkonte fillimisht që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të kenë një licencë të veçantë duke kufizuar numrin e pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend.

Por ekspertët e duhanit, pjesë edhe e diskutimeve për projektligjin thonë se ndryshimet e reja do të rrisin sanksionet për bizneset që do të jenë në shkelje të ligjit.

Shuperka: Ky ligj nuk ka për të mbrojtur qytetarët, ky ligj nuk ka për ti dhënë të drejtë mbrojtjen e bizneseve, por ky do ti shkatërrojë bizneset dhe qytetarët në shëndet publik. Rrisnin sanksionet për bizneset që kanë shkelje të ligjit në një masë të tillë që do të përfitojë korrupsioni në inspektoriat.

Në mars të vitit 2013 qeveria miratoi ndryshimet në ligjin për duhanin, duke venë kushtin e vendosjes së fotove paralajmëruese për sëmundjet që shkakton duhan pirja. Sipas Roland Shuperkës ky ndryshim nuk është zbatuar.

Shuperka: Sot ende këto nuk janë bërë. Pra tallen me qytetarët, nuk informojnë publikun për dëmet në shëndet. Sëmundjet kancerogjene po bëjnë kërdinë në vendin tonë. Duhani është një nga ato që në çdo 10 të sëmurë me kancer në mushkëri  janë duhanpirës.

Shuperka këmbëngul se ndryshimet  e reja që pritet të bëhen në ligjin për duhanin janë në kundërshtim me objektivat e OBSH.

/Ora News.tv/