Humbja minimale ndaj Luftëtarit, nuk e ka kënaqur aspak trajnerin e Kamzës, Ramadan Ndreu, me teknikut, që për "SuperSport" deklaroj se gabimi i Gjonikaj prishi ekuilibrin e ndeshjes.

"
E vështirë ishte, deri në momentin e golit. Ekuilibrin e ndeshjes e prishi gabimi i portierit. Aty skuadra e Gjirokastrës mori disa hapësira.

"Ju gazetarët i komplikoni ndonjëherë. Ne jemi në mesin e tabelës, dhe do vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk e diskutojmë mbijetesën.

"Skuadra e Luftëtarit po kalon një moment të mirë, në momenti e sulmit. Nëse ne do hapeshim që në fillim të ndeshjes, do e kishim të vështirë. Deri në momentin e golit, loja ishte në ekuilibër. Edhe ne kishim raste me Plakun. Mbas janarit, kemi zhvilluar ndeshje të mira, edhe pse rezultatet nuk kanë ardhur gjithmonë. Skuadra është OK.

"Padiskutim që humbja lë pasoja. E kam studiuar me kujdes ndeshjen e Luftëtarit, është fati i tyre që kanë një treshe të shkëlqyer në sulm. Sot duhet të ishim më të kujdesshëm në markimin 1 për 1. U kujdesëm pak më shumë se ç’duhet, por deri tek momenti i golit, Luftëtari nuk ishte aq i rrezikshëm. Pikët na japin pak qetësi, por do të reagojmë që në ndeshjen e ardhshme në shtëpi ndaj Vllaznisë.

"Nëse sulmuesit nuk mbështeten nga mesfushorët, është problem. Ndeshjet janë të ngjeshura, dhe edhe lodhja ndikoi."-përfundoj Ndreu

/Ora News.tv/