Ndotje në portin e Shëngjinit, Inspektoriati i Mjedisit kërkon masa

Ndotje në portin e Shëngjinit, Inspektoriati i Mjedisit kërkon

Inspektoriati i Mjedisit në Lezhë ngre shqetësimin se mjetet lundruese që ankorohen në Portin e Shëngjinit krijojnë ndotje në bregdetin e zonës.Shefi i Kontrollit Mjedisor, Ismail Dushkaj, se për këtë problematike i është tërhequr vëmendje e drejtuesve të portit, ndërsa thekson se nuk do të mungojnë as masat. Inspektoriati i Mjedisit Lezhë  është duke ushtruar kontrolle për sezonin turistik në të gjithë vijën bregdetare.

Mjetet lundruese që ankorohen në portin e Shëngjin krijojnë ndotje të ujerave të bregdetit në këtë zonë.

Shqetësimi është ngritur nga Inspektoriati Mjedisor në Lezhë, ku shefi i Kontrollit Mjedisor,  Ismail Dushkaj, thotë se për këtë problematikë është tërhequr vëmendja disa here Portit të Shëngjinit.

Ismail Dushkaj: "Dua ti tërheq vëmendjen portit të Shëngjinit pasi kemi pasur probleme me ndotjen në vendin e ankorimit të anijeve dhe në vitet e mëparshme kemi reaguar me masa adiministrative."

Ndotja akustike është një tjetër prioritet i punës së inspektoriatit Mjedisor këtë sezon turistik.

Ismail Dushkaj: "Qëllimi jonë si inspektoriat është që të krijojmë kushte sa më të përshtashme e të mira për pushuesit, njëkohësisht duam që të na kuptojnë të gjithë instituticionet, tre njësitë vendore."

Inspektoriati Mjedisor ka bërë të ditur se zonat bregdetare do të jenë në monitorim të vazhdueshem gjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa  deklarohet se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.


EMISIONET