Trajtimi i mbetjeve urbane dhe niveli i ndotjes mbetet një  prej problemeve të mëdha të qyteteve shqiptare

Berati është prej qyteteve me problematika të theksuara mjedisore për shkak se venddepozitimi i mbetjeve është shumë pranë zonës së banuar dhe lumit Osum, ndërsa hapësira është e paktë

Për ti dhënë një zgjidhje emergjente kësaj situate, Bashkia kërkoi ndërtimin e një sheshi të ri jashtë zonës urbane, por Ministria e Mjedisit e ka rrëzuar duke mbështetur një projekt afatgjatë siç është ndërtimi i një landfilli rajonal për qarkun.

Petrit Sinaj, Kryetar i Bashkisë Berat:Po rehabilitojmë pjesërisht sipas mundësive që kemi këtë plagë mjedisore që është mbi 30 vjeçare. 

Ndërsa Elbasani përballet me fenomenin e ndotjes së ajrit kryesisht nga rafineria e naftës dhe Metalurgjik që cilësohen si shkaktarët kryesore.

Ndaj me kërkesë të kryebashkiakut dhe bekimin e Këshillit Bashkiak në Elbnasan ka nisur punë një grup i posaçëm pune nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e energjetikës.

Sejdiu: Ka edhe një fabrikë bitumi, e cila është bërë problem tani. 

Pas verifikimeve të para ekspertët thanë garancinë se do të bëjnë matje korrekte dhe transparente për të dalë në përfundime të qarta për situatën

/Ora News.tv/