Ndotja elektro manjetike, ja si të përdorni smartfonët dhe tabletet

Ndotja elektro manjetike, ja si të përdorni smartfonët dhe

Nuk duket dhe nuk ndjehet, për këtë arsye elektromanjetizmi është konsideruar ndotje e padukshme, efektet e të cilave janë ende një object studimi.

Ajo që është e sigurt, është se celularët, smartfonët dhe tabletet janë burime të fushave elektromanjetike dhe me frekuencë të ulët dhe janë shumë të përhapura dhe të përdorura.

Disa këshilla praktike për përdorimin e të tilla pajisjeve vijnë nga Sistemi Kombëtar Italian për mbrojtjen e ambjentit (SNPA) me një guidë të detajuar.

Rregulli numër një është: Distanca

Por ekzistojnë edhe zakone shumë negative të cilave nuk u japim rëndësi shpesh herë. Le të shohim se cilat janë:

Evitoni të mbani celularët në kontakt me trupin, ndaj mos e mbani smartfonin në xhepat e pantallonave apo të këmishave.  Mos flini me celularin shumë pranë kokës. Nëse duhet patjetër ta mbani në dhomën e gjumit, më mirë të aktivizoni modalitetin ‘avion’ dhe mbajeni aparatin e celularit më gjatë se 1 metër.

Thojini ‘Po’ kufjeve

Për të mbajtur distancën e duhur me celularin na ndihmojnë kufjet, telefonatat me ‘valtoparlant’ dhe sms-të, sa më shpesh keni mundësi. Gjithsesi, telefonatat është mirë të jenë të shkurtra, nën 5 minuta dhe duke ndërruar veshin.

Më pak hapësirë, më shumë  rrezatim

Jo të gjithë e dinë se kur ka pak hapësirë, rrezatimi shtohet sepse celulari shton fuqinë e tij për t’i ofruar gjithsesi shërbim klientit. Mbajeni sa më larg kokës.

E njëjta këshillë vlen për përdorimin e aparatëve në makinë ose në tren, pasi edhe në këto vende rrezatimi shtohet më shumë. Rrezatimet që lëshojnë celularët në brendësi të autoveturave mbahen nga kasa e hekurt e makinës që nuk i le të dalin

Kapitulli wi-fi

Kur keni mundësi, sugjeron Snpa, fikni lidhjen me wireless nga modem dhe përdorni sa më shumë lidhjet me cavo. Në versionin wi-fi, rrini në distancë më shumë se 1 metër nga modemi në fazat e upload dhe download. Për të parë videot, më mirë t’i shkarkoni në një local dhe ta vini celularin në opsionin ‘avion’.

Përsa u përket fëmijëve, nuk duhet të përdorin celularë, smartfonë, tablet apo pajisje pa kabllo.

Këta instrumente duhen mbajtur në distancë, duke patur parasysh se trupi i fëmijëve është ende në fazë zhvillimi, thithin më shumë rrezatimin elektromanjetik, në krahasim me një të rritur. Rregulli bazë është: ndotja elektromanjetike nga celulari zhduket duke fikur telefonin.

Ende nuk është treguar një lidhje mes tumoreve dhe përdorimit të smartfonëve. Megjithatë, siç shpjegon doktoresha Emma Bagnato: Organe si tiroidet janë shumë pranë sipërfaqes dhe rrjedhimisht të ekspozuara ndaj fushës elektromanjetike që gjeneron një cellular”

“Më pas, një sërë shqetësimesh, shton doktoresha, duke nisur nga e ashtuquajtura ‘pagjumsia e monitorit’, tek shqetësimet nga ankthi siç mund të jetë ‘nomofobia’, që është frika që mund të mos jesh i lidhur në rrjet, e cila prek rreth 53 % të përdoruesve meshkuj dhe 48 % të përdoruesve femra.

Më pas është edhe ‘vibrimi fantazëm’, që në  vetvete është ndjesia se po bie celulari, apo po dridhet, kur nuk është e vërtetë në fakt.

Ka edhe shqetësime më të vogla siç mund të jetë problemi në çervikale.

EMISIONET