Ndoka: Zgjedhje me 30 qershor nuk ka, ndërkombëtarët t'i bëjnë presion qeverisë

Teksa presioni ndërkombëtar ndaj opozitës sa vjen e rritet, ish-deputeti Nard Ndoka thotë se ndërkombëtarët duhen të ushtrojnë presion ndaj qeverisë për dialog se opozita nuk i kthen dot mandatet.

Në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, Ndoka tha se zgjedhje me 30 qershor nuk ka.

Ndoka: Edhe bojkoti i parlamentit është i dënueshëm aq më tepër kur digjen mandatet, është situatë e jashtëzakonshme dhe kjo nuk diskutohet.Ka një presion deri më sot nga ndërkombëtarët për faktin se opozita i ka marrë vendimet e veta dhe nuk ka kthim pas.

Duhet të jetë presioni te qeverisja për dialog. Opozita nuk mund ti kthejë mandatet, janë vendime që ne i kemi marrë. Mirë ose keq do ti gjykojë koha. Basha ka një avatantazh shumë të madh për faktin se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje me Ramën, ndërsa Rama tregoi se është politikan hileqar. Nënshkruan një marrëveshje dhe pa ju tharë boja e zhbën atë marrëveshje.

Megjithëse Rama i dha gjysmën e qeverisë asnjëherë nuk e mblodhi atë qeveri me ata Ministra të rinj që opozita i votoi në parlament. Sot jemi përballë me një Edi Ramë që ka dështuar. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka, jemi në kufij të dështimit të zgjedhjeve, nuk ka reformë zgjedhore, prej 6 muajsh ka dështuar afati i këtyre zgjedhjeve.Duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, është obsioni i vetëm i opozitës. Qytetarët nuk japin pushtet në tavolinë, qytetarët e japin pushtetin me votë në zgjedhje të parakohshme.


EMISIONET