Ndoka tregon defektin e Bashës: Luli nuk di të këndojë, Rama i bie dajres por s'di të qeverisë

Nard Ndoka ishte i ftuari i parë për sezonin e ri të "Late Night Show" në RTV Ora.

I njohur për karizmën e tij dhe notat e humorit, gjatë emisionit nuk munguan batutat mes tij dhe moderatorit të emisionit të Kastro Zizos.

Nard Ndoka: Më shumë kam miq artistë sesa në politikë. Më pëlqen  humori, është në AND-në time. Me kë të bëj humor, me Edi Ramën që qeshin njerëzit me zor? Luli se ka idenë fare por ky… Luli nuk ka lidhje me humorin. Humori është dhunti nuk mund ta bëjë çdo njeri. Dhe nuk i kërkojmë atij as humorin, as të këndojë, i kërkojmë të jetë një lider i përgjegjshëm.Të paktën ka formim europian, ndryshe nga kundërshtari i tij, është lider që sjell shpresë, përcjell mirësi, mendon pozitivisht.Më thonë çfarë defekti ka Luli? I them nuk din me këndu. Por të paktën të dijë me qeveris, kjo ka rëndësi. Ky tjetri i bie dajres por nuk di të qeverisë.

EMISIONET