Ndodh përçarja më e madhe në historinë moderne të Kishës Ortodokse

Ndodh përçarja më e madhe në historinë moderne

Kjo është përçarja më e madhe në historinë moderne ortodokse.

Kisha Ortodokse Ruse ka prerë të gjitha lidhjet me Patriarkanën e Kostandinopojës, pasi kjo e fundit njohu Kishën Ortodokse të Ukrainës si të pavarur.

Sinodi i Shenjtë, organi qeverisës i Kishës Ortodokse Ruse, ka vendosur që çdo marrëdhënie tjetër klerike me Kostandinopojë është e pamundur.

Metropolitan Hilarion, kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kishës Ortodokse Ruse deklaroi de facto shkëputjen e marrëdhënieve mes dy kishave.

"Një vendim për ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve me Patriarkanën e Kostandinopojës është marrë gjatë një mbledhje të Sinodit,"-tha Hilaron.

Ky veprim vjen disa ditë pasi Sinodi i Patriarkanës së Kostandinopojës vendosi që përfundimisht t'i japë të ashtuquajturën autoqefale Kishës Ortodokse të Ukrainës, duke bërë kështu organizatën klerike, e cila më parë kishte një autonomi të gjerë brenda Patriarkatit të Moskës, plotësisht i pavarur.

Patriarkana e Moskës gjithashtu tha se nuk do të përmbushte asnjë vendim të marrë nga Konstandinopoja, lidhur me statusin e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

"Të gjitha këto vendime janë të paligjshme dhe të pavlefshme,"- tha Hilarion, duke shtuar se: "Kisha Ortodokse Ruse nuk i njeh këto vendime dhe nuk do t'i zbatojë ato".

Në të njëjtën kohë, Kisha Ruse shpreson se "një ndjenjë e shëndoshë do të mbizotërojë" dhe Kostandinopoja do të ndryshojë vendimin e saj. Sidoqoftë, akuzon Patriarkun Ekumenik për fillimin e përçarjes.

Masa e marrë nga Moska shënon ndarjen më të madhe në historinë e Kishës Ortodokse.

Kjo që nga 'Përçarja e Madhe'  e vitit 1054, e cila ndau katolikët dhe të krishterët ortodoksë, pasi që përfshinte një ndërprerje të bashkësisë midis kishës më të madhe ekzistuese ortodokse, Patriarkatit të Moskës dhe Patriarku i Konstandinopojës, i cili konsiderohet gjerësisht si një udhëheqës shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës, edhe pse statusi i tij nuk është diçka si ai i Papës së Kishës Katolike Romake.

EMISIONET