Ndodh mrekullia, pasi i heqin aparaturat rikthehet në jetë

Ndodh mrekullia, pasi i heqin aparaturat rikthehet në jetë

Një familje po përgatiste veten për ti dhënë lamtumirën e fundit Scott Marr.

61-vjeçari pësoi goditje në tru dhe u mbajt në jetë me aparatura në Methodist Hospital në Omaha.

Por ndërsa qëndronte pa lëvizur në shtratin e spitalit, dhe familja e tij kishte humbur çdo shpresë, ndodhi mrekullia.

Ai nuk ishte gati të ndahej nga kjo botë.

Pasi iu fikën aparaturat që e mbanin në jetë, Scott vendosi të rikthehej në jetë.

"Neurokirurgu na tha se do bënte çdo gjë që kishte në dorë por që duhej të përgatiteshim për më të keqen,"-tha vajza e Marr, Preston. "Mjekët na treguan se po i vdiste truri dhe ne i dhamë lamtumirën tonë para se t'i hiqeshin tubat. Të gjitha aparaturat u fikën dhe ne qëndronim pranë tij."

Më pas familja shkoi për të organizuar ditën kur do bëhej ceremonia e varrit.

Por të nesërmen stafi mjekësor telefonoi Preston për ta pyetur nëse mund të shkonte në spital për të parë babain e saj.

"Kur shkova atje, i fola sikur ishte gjallë dhe i thashë 'Përshëndetje babai'. Ai më buzëqeshi dhe mendova se po ëndërroja. Ishte momenti më i çmendur ndonjëherë,"-tha ajo. "I kërkova të lëvizte gishtat dhe filloi ti lëvizte. I kërkova të lëvizte këmbët dhe e bëri. Fshiva sytë për tu siguruar që po ndodhte në të vërtetë."

Më vonë mjekët thanë se Marr kishte sindromën e encefalopatisë (sëmundje në të cilën funksionimi i trurit është prekur nga ndonjë agjent ose gjendje të tilla si infeksioni viral ose toksinat në gjak) dhe jo nga një goditje në tru.

Gjendja zakonisht shkakton dhimbje koke, atak në zemër, dhe shqetësime vizuale, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare të Informacionit Bioteknologjik.

Tani Scott ka dalë nga spitali dhe po shërohet me ndihmën e terapisë fizike.

EMISIONET