Ndodh e pazakonta në Korçë, drejtori i policisë së qarkut përjashton mediat nga aktiviteti

Ndodh e pazakonta në Korçë, drejtori i policisë së

Në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit, drejtori i qarkut të Korçës ka vendosur të censurojë disa media kombëtare.

Ndryshe nga kolegët e tjerë, qarku i Korçës ka përgjedhur vetëm dy gazetarë të lejohen për të marrë pjesë në aktivitetin e përvjetorit të policisë ndërsa shumë të tjerë janë lënë jashtë pa asnjë argument.

Një zgjedhje absurde dhe e patolerueshme vendimi i drejtuesit të qarkut Arben Skendaj, i cili ka pohuar se përjashtimi i gazetarëve te mediave të rëndësishme ka qënë për shkak të ambjentit të ngushtë ku është zhvilluar ceremonia, një argument ky i pajustifikueshëm.

Duket se drejtori i qarkut mban mëri për pasqyrimin e ngjarjeve të fundit të ndodhura në këtë qark ku gazetarët me devotshëmri kanë pasqyruar me detaje çdo ngjarje.

Përjashtimi i gazetarëve nga drejtori i qarkut të Korçës është nje censurim i mediave diçka që nuk ka mdodhur kurrë për kaq vite nga asnjë drejtues i policisë.

I kujtojmë z.Skendaj se policia duhet të punojë fort për vendosjen e sigurisë dhe jo të meret me median, sepse duke e përjashtuar  nga aktivitetet e tij nuk do mundet kurrë ta ndalojë atë në profesionin human për të pasqyruar çdo ngjarje me korrektësi dhe paanësi.

Institucioni i policisë nuk  është pronë e tij, ndërsa media është e lirë për ti vënë publikut përballë të vertetën dhe vetëm të vërtetën.



EMISIONET