Planet për të festuar 150 vjetorin e krijimit të një qyteti australian kanë hasur një pengesë, pasi autoritetet lokale zbuluan se ishin tre vjet vonë nga data e saktë.

Qyteti i Charleville, në Queensland, kishte filluar planifikimin e festimeve për vitin e ardhshëm për të festuar njohjen e saj zyrtare si qytet,atë të vitit 1868 (vitin që vendasit besonin se ishte data zyrtare).

Por, një kontroll i të dhënave shtetërore tregoi se momenti historik në të vërtetë kishte ndodhur në vitin 1865.

Kryetarja e Bashkisë Annie Liston tha se ky ishte një zhgënjim.

"Ne kishim harxhur shumë buxhet për festën, kur kuptuam se momenti historik kishte kaluar. Ishte një shok i madh për të gjithë ne”- u shpreh ajo për BBC.

"Ne të gjithë ishim duke u përgatitur për këtë festë të bujshme vitin e ardhshëm dhe data nuk është as e saktë".

Ajo tha se historianët lokalë kishin dhënë data konfliktuale në të kaluarën dhe disa shënime kanë humbur gjatë një përmbytjeje.

“Ne jemi ende duke planifikuar festimet për vitin e ardhshëm, stafi  përgatitës po përpiqet  t’a organizojë festën në një formë të pranueshme “- tha Liston.

/Ora News.tv/