Ndikim rus në Shqipëri? Rakipi: Folklor që partitë shqiptare e përdorin pa doganë

Ndikim rus në Shqipëri? Rakipi: Folklor që partitë shqiptare

Përkundër paralajmërimeve të Moskës zyrtare, Ylli Rakipi, është i mendimit se Shqipëria nuk do të ketë pasoja për shkak të dëbimit të dy diplomatëve rusë.

Në intervistën  e mbrëmjes në Ora News, drejtuesi i emisionit  "Të Paekspozuarit" tha vendimi i Shqipërisë ishte në unison me operacionin e ndërmarrë nga Perëndimi si përgjigje ndaj provokimeve të Rusisë.

Rakipi: Nuk do të ketë pasoja për Shqipërinë. Ishte e kuptueshme se Shqipëria do ti bashkohej këtij operacioni të Perëndimit. Rusia e kishte krijuar, ka kohë që e krijon një precedent të tillë. Perëndimi shpesh ka qenë i stepur për shkak edhe të problematikave që ka. Është vështirë për të  bërë një marrëveshje mes 20 vendeve apo më shumë, në këtë pikëpamje Rusia ka qenë protagonist i këtij lloj prodhimi. Perëndimorët menduan se duhet ti japin një përgjigje dhe ja dhanë. Shqiptarët bënë mirë që u bashkuan në këtë operacion sepse operojnë brenda strukturave të NATO-s dhe ideja pastaj për të shkuar drejt Perëndimit.

Rakipi e sheh më shumë rastësore përzgjedhjen e dy diplomatëve sesa të bazuar në dyshime përveprimtarinë e tyre.

Rakipi: Nuk besoj se në Shqipëri por edhe në përgjithësi në vendet që i larguan ata të jetë bërë ndonjë seleksion me përjashtim të vendeve ku shërbimet sekrete punojnë shumë dhe kanë të dhëna shumë të mëdha. Nuk besoj se është bërë ndonjë seleksion. Është marrë atasheu ushtarak dhe një tjetër. Jo zëvendës/ambasadori. Putin është përpara një dileme  dhe provakacione të këtij lloj me luftë të shërbimeve sekrete Rusia i ka pasur më shumë se dy raste. Më shumë ka treguar dhëmbët Rusia se Perëndimi.

Sa i takon debatit mbi ndikimin rus, Rakipi nuk e konstaton në Shqipëri. Edhe akuzat ndaj PD-së për financim rus ai i sheh si konsum politik dhe asgjë reale.

Rakipi: Nuk besoj se ka ndikim rus në Shqipëri. Kishte një kohë që shqiptarët bërtisnin për Rusinë në kohën e bolshevizmit, mbajtëm statujat e Stalinit aq gjatë në sheshet tona në qendër të Tiranës aq sa harruam se mund të kishim miq më pas edhe në Rusinë e tashme të ndryshuar. Jemi aq  të mbushur me bolshevizmin e atij vendi që nuk është më atje sa shqiptarët e kanë shumë të vështirë të kenë një marrëdhënie që shkon deri në pagesa. Akuza që bëjnë palët politike. Sigurisht që janë pagesa që vinë nga burime jo ruse, por burime të padeklaruara që dinë ti bëjnë partitë shqiptare. Loja ruse është një lojë shumë e përdalë, ndodh që dalin edhe këshilltarë që braktisin partitë politike, nga LSI psh dhe kalojnë tek pjesa tjetër. 

Dhe thonë tani ne nuk mund të durojmë dot edhe faktin që janë të lidhur me Rusinë. Janë qesharake dhe është një folklor që zhvillohet shpesh në Shqipëri dhe partitë politike e përdorin pa doganë.Nuk është më në dobi të tyre sepse një pjesë e mirë e njerëzve e marrin vesh. Edhe militantët e kuptojnë këtë por e kanë për detyrë të ekzekutojnë këtë valle dhe thonë që rusët tani kanë financuar PD, kjo është qesharake.“Mother Jones"iIshte një portal që aq sa ka portali i Çim Pekës 1 milion klikime, ai 10 por jemi në SHBA, një kontinent. Nuk është një media serioze.Ka probleme SHBA me Rusinë por nuk besoj se ka probleme që të implikojnë dhe vende si Shqipëria në raport me Shqipërinë. Ka në Ballkan. Ndodh një incident arrestimi në Prishtinë dhe Vuçiç merr menjëherë në telefon Putin. Janë të qarta kush është, pse është dhe pse i përdor këto. I shohim  përditë.

Por a do të frenojë ky rast partitë shqiptare që të rendin në SHBA për kontrata lobimi për zgjedhjet e ardhshme?

Rakipi: Ata janë duke vrapuar dhe sot. Politika shqiptare nuk është e interesuar të investohet këtu por i duhet ajo fotografia që ka rreth 20 vjet, është e turpshme, shkojnë dhe blejnë me shumë para, të majtë dhe të djathtë.Kryeministri  bën llogarinë se ka paguar më pak se Basha. Kjo është një maskaradë që zhvillohet në kurriz të njerëzve, njeriut të thjeshtë. Është një pasaportë që i duhet politikës shqiptare, këtë e bëjnë me shumicë tre partitë, PS-PD-LSI.



EMISIONET