Ndëshkohet Neymar, përfiton shoku i tij te PSG

Ndëshkohet Neymar, përfiton shoku i tij te PSG

Neymar nuk do të jetë kapiten i Brazilit gjatë muajit të ardhshëm në Kupën e Amerikës. Trajneri Tite ka vendosur t’ia besoj veteranit Dani Alves për shkak të veprimeve aspak të hijshme të sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Neymar u emërua kapiten i përhershëm i Brazilit nga trajneri Tite në shtator 2018, megjithatë, ai është zëvendësuar nga 36-vjeçari dhe shoku i ekipit, Alves. Lajmi është zbuluar përmes një deklarate të publikuar të hënën, Federata e Futbollit të Brazilit:

"Vendimi iu komunikua Neymar nga Tite të shtunën."

Njoftimi vjen pas një fundi sezoni të turbullt për Neymarin me kampionët e Francës, ku trajneri Thomas Tuchel e përjashtoi ish-yllin e Barcelonës për sjelljen e tij.

Neymar, i cili shënoi 23 gola në të gjitha garat këtë sezon pas rikuperimit nga një dëmtim në këmbë është i vendosur të shërbejë për një pezullim me tre ndeshje për goditjen e një tifozi të ekipit kundërshtar pasi PSG u mposht muajin e kaluar në finalen e Kupës Francës nga Rennes.

Brazili do të presë Kupën e Amerikës dhe do të hapë turneun kundër Bolivisë në Sao Paulo më 14 qershor.

Selecao që e ka fituar tetë herë këtë kompeticion, ndodhet ne grupin A me Bolivinë, Peru dhe Venezuelë.

EMISIONET