Spartaku i Moskës luan një sfidë delikate në “Anfield” kundër Liverpulit dhe një 3 pikësh përveçse do i rriste shpresat për të kaluar në raundin tjetër rusët do sillte dhe një fitore morali, pasi luhet në një nga stadiumet më të vjetër të kontinentit të vjetër.

Fitorja e një ndeshjeje ka sakrificat e saja dhe ato fillojnë shumë kohë para fillimit të takimit.

Përpara kësaj ndeshjeje mjekja e skuadrës ruse Viktoria Gameva i ka këshilluar të mos kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën 3 ditë para ndeshjes.

A do ja vlej gjithë kjo sakrificë, mbetet të shihet.

/Ora News.tv/