Wolfsburg-u ka hedhur një hap të sigurt drejt qëndrimit në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga të paktën dhe për sezonin e ardhshëm.

"Ujqërit" mposhtën me shifrat e thella 3-1 Holstein Kiel në ndeshjen e parë "play-out" dhe shkojnë më të favorizuar në ndeshjen e kthimit, atë të hënes së 21 maj-it.

Fatet e këtij 90 minutëshi u vendosen që në fraksionin e parë, me vendasit që realizuan dy herë, me anë të Origi dhe Brekalo, ndërsa vendosi përkohësisht baraspeshën Schindler.

Megjithatë, goli i Malli në minutën e 56-të të pjesës së dytë vulosi rezultatin përfundimtar dhe i hap rrugë një tjetër qëndrimi në elitë një prej skuadrave më me traditë në Gjermani.

/Ora News.tv/