Problemet në qytetin e gurtë kur rrëshqitja e tokës ka shkaktuar dëmtime në disa banesa, madje dhe në kalanë e qytetit, prefekti i qarkut Astrit Aeliaj ia adreson ndërtimeve pa kriter, për të cilat tha se kanë shkaktuar një masakër urbanisitike.

Aliaj: Bëni një studim të gjitha zonave që kanë qenë të ndaluara para 90-s. Ato barbarisht janë shfrytëzuara, prandaj shikoni cfarë duhet marrë ndonjë masë.

Në takimet që zhvilloi me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Gjirokastër, Aliaj i bëri thirrje të plotësojnë rekomandimet e lëna nga studimet.

Aliaj: Në shpatet e kësaj lagje, "kodra e Shtufit" të mos bëhen ndërtime të tjera. Në zonat e lira të mbillen pemë të cilat rrisin qëndrueshmërinë e shaptit.

Sipas zv/kryetarit të bashkisë Gjirokastër Vangjel Muço banesat që ndodhen mbi "kodrën e Shtufit" nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri.

Muço: Jemi në gatishmëri të lartë që ti plotësojmë sa më shpejt të jetë e mundur që ta vëmë në kontroll situatën.

Ndërkohë rrëshqitja e dheut në fshatin Asim Zeneli rrezikon depot që fyurnizon me ujë të pijshëm banorët e zonës. Kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila ka bërë thirrje që të merren masa.

/Ora News.tv/