Stilist i modës, Karl Lagerfeld ka vdekur në Paris pas një sëmundjeje, e cila 'e mori' shumë shpejt.

Dizenjuesi gjerman, i cili ishte drejtor kreativ për Chanel dhe Fendi, ishte një nga figurat më të spikatura të industrisë dhe punoi deri në vdekjen e tij.

Bishti i flokëve të tij dhe syzet e errëta e bënë atë një figurë menjëherë të njohur në të gjithë botën.

Peshat e rënda të industrisë së modës, duke përfshirë  italianen Donatella Versace, shprehën mirënjohje të përzemërta.

"Sot bota humbi një gjigant midis njerëzve", tha kryeredaktorja i revistës Vogue, Anna Wintour.

Faqja e internetit të Lagerfeld thotë se viti i lindjes së tij ishte 1938, edhe pse shumica mendojnë se ishte pesë vjet më i vjetër.

Thashethemet për shëndetin e keq të Lagerfeld ishin përhapur  disa javë pasi ai mungoi në një seri eventesh, duke përfshirë edhe koleksionin pranverë / verë të Chanel muajin e kaluar.

Ai vdiq të martën në mëngjes, pasi u pranua në spital një natë më parë, raportojnë mediat franceze.

/Ora News.tv/