Ndërkombëtarët dakord me Bashën: Zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale njëkohësisht

Ndërkombëtarët dakord me Bashën: Zgjedhje të

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lënë të kuptohet se faktori ndërkombëtar e shikon si rrugën e mundshme për të zgjidhur krizën politike mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën datë.

Basha: Unë nuk mund të kërkoj që çdo kush të ngrihet në nivelin e interesit publik, por nuk mund ti detyroj ti përmbahen këtij standardi. Shumica e deputetëve tanë i dorëzuan mandatet, dhe duke diskutuar çdo hap të mëtjshëm që mori më pas Edi Rama. Ne zgjodhëm rrugën e duhur,  dhe pjesë e kësaj rruge ishte edhe shpjegimi i kësaj rruge. Në këtë kuadër nuk do nënvlerësonin as CDU-në.

As qëndrimin e Autoriteve Lokale të Këshillit të Evropës. Ne jemi në rrugën e duhur për të bindur komunitetin ndërkombëtar, jemi në një pikë kthese, i gjith faktori euroatlantin e konsideron këtë gjendje jo thjesht të papranueshme, por vlerëson se zgjedhjet e parakohshme bashkë me ato lokale janë e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.

I pyetur nëse me Ramën kryeministër mund të shkojmë drejt një zgjidhje paqësore, ai pati këtë përgjigje:

Basha: Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave. Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama.Zgjedhje përmes një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Kjo është ajo që kërkon opozita e bashkuar. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar.

Deklaratat Basha i bëri për ‘Çim Peka Live’.


EMISIONET