Ndarje, ribashkim, bashkëjetesë! Gjithçka rreth lidhjes së Zayn Malik me Gigi Hadid

Ndarje, ribashkim, bashkëjetesë! Gjithçka rreth lidhjes së

Këngëtari Zayn Malik ka rrëfyer diçka rreth marrëdhënies dhe jetesës me të dashurën e tij Gigi Hadid.

Të dy patën një periudhë shkëputjeje gjatë këtij viti, por dashuria i bashkoi sërish. Tani jetojnë në shtëpinë 10 milionë dollarëshe në Soho të Nju Jorkut.

“Çdo gjë është shumë mirë. Ajo është shumë e organizuar, e rregullt dhe unë nuk jam. Kjo më ndihmon që ajo të kujdeset për mua dhe gjërat e mia. Unë mbështetem shumë tek Gigi”, tha Zayn për marrëdhënien me modelen më të pëlqyer të momentit.

Kujtojmë se çifti njoftoi ndarjen më 13 mars pas 2 vitesh lidhje. Gjatë gjithë kohës ata nuk hezitonin që të shfaqnin në mënyrë të vazhdueshme dashurinë për njëri-tjetrin, derisa u rikthyen.

EMISIONET