Ndalet Cikalleshi, Osmanlispor rrëzikon rënien

Ndalet Cikalleshi, Osmanlispor rrëzikon rënien

Sokol Cikalleshi dështon për t'i dhënë 3 pikët Osmanlispor.

Cikalleshi kishte rastin më të mirë për të mos lejuar që takimi mes Osmanlispor dhe Antaliaspor të  mbyllej në një barazim pa gola.

Sulmuesi kuqezi shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 55-të të sfidës.

Goditja e kavajasit shkoi shumë lart traut të portës, dhe kështu i hoqi fitoren nga duart ekipit të tij.

Ekipi i tij vazhdon të mbetet në vendin e parafundit në renditje, me 20 pikë, duke rrëzikuar që sezonin e ardhshëm ta zhvilloj një kategori më poshtë.

EMISIONET