Ylli më i madh i rrokut në Francë, Johnny Hallyday, ka vdekur pas një beteje me kancerin e mushkërive në moshën 74-vjeçare. 

Këngëtari njoftoi se ishte duke trajtuar kancerin marsin e vitit të kaluar. Ndarja e tij nga jeta u njoftua nga gruaja e tij dhe presidenti francez të mërkurën.

Këngëtari ka shitur rreth 100 milionë rekorde dhe ka luajtur disa filma gjatë karrierës së tij që filloi në vitin 1960. Në Francë ai quhej “Johnny ynë”.

Në një deklaratë bashkëshortja e tij Laeticia tha: "Johnny Hallyday na ka lënë. Ai u largua sot pasi e jetoi gjithë jetën e tij me guxim e dinjitet.”

Inspirimi i Hallyday, emri i vërtetë i të cilit ishte Jean-Philippe Smet, për tu bërë këngëtar ka qenë Elvis Presley, të cilin e shikonte në ekran që nga viti 1957.

Ai u quajt ‘Presley francez’ nga fansat e tij të shumtë.

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu referuar albumit të tij të fundit tha: "Ka nga pak Johnny tek të gjithë ne. Në të gjithë brezat, arriti që të përfshihej në jetën e njerëzve francezë. Ai i mahniti të gjithë nëpërmjet bujarisë që e vutë re në koncertet e tij kaq epike, intime, në vende të mëdha e të vegjël.”

/Ora News.tv/