Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare mjeshtri i madh i artit, kineasti i mirënjohur Ilia Terpini. 

Operatori i filmave Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio. 

Ka qenë drejtor fotografie i mbi 100 dokumentarëve e 26 filmave artistikë. Një ndër filmat e parë që ka realizuar me regjisorin Viktor Gjika ka qenë “I teti në bronz”.

/Ora News.tv/