John Dingell, kongresmeni që ka shërbyer më gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

“Ai ka qenë luan i Kongresit të SHBA-së dhe një djalë, baba, burrë, gjysh e shok i dashur”, ka thënë zyra e gruas të tij, Debbie Dingell.

Demokrati nga Miçigani ka qenë forcë shtytëse për një varg ligjesh dhe programesh.

Ai është zgjedhur për herë të parë më 1995 si kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka qenë pjesë e këtij trupe për 59 vjet.

Ai është pensionuar më 2015.

Pasi është larguar nga Kongresi ai ka vazhduar të qëndrojë afër politikës, duke bërë publike qëndrimet e tij përmes postimeve në rrjetin social Twitter.

John Dingell u nda nga jeta të enjten në shtëpinë e tij në Dearborn, Miçigan. Dingell ka shërbyer përgjatë mandateve të 11 presidentëve të SHBA-së.

/Ora News.tv/