Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur kompozitori i njohur Aleksandër Lalo. 

Mësohet se Lalo ka mbyllur sytë në moshën 68-vjeçare në një spital privat në Tiranë nga një atak kardiak.

Së fundmi, kompozitori ishte pjesë e jurisë në një nga spektalet televizive të drejtuar nga Marina Vjollca, e cila konfirmon edhe vdekjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan: 

"Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i "C'est la vie".
Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare.
U prehte ne paqe!"

Lalo ka kompozuar filma të njohur të kinematografisë shqiptare. 

Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Disa nga kompozimet e Aleksandër Lalos

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)


/Ora News.tv/