I është dhënë sot lamtumira e fundit, kineastit të mirënjohur Todi Bozo, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Mjeshtri i kinematografisë shqiptare lë pas një trashëgimi të vyer, ku spikasin disa nga filmat më të njohur si Debatik”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Oshëtimë mbi bregdet” etj.

Miq, të afërm dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit të kinematografisë shqiptre, Todi Bozo, I cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeccare. Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kimeastit të mirënjohur e dha djali i tij, producenti Petri Bozo.

 “Nuk është e lehtë të shkruaj për të treguar se ti nuk jeton më Todi Bozo. Ti heroi i heshtur i ëndrrës së kinemasë shqiptare…pionier i prodhimit të filmit shqiptar…ti baba e shok që na lë pas kujtime te bukura”

Producenti i filmave më të njohur si “Debatik”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Oshëtimë mbi bregdet” etj, Todi Bozo ka qenë për 12 vjet edhe zv/drejtor i përgjithshëm i Kinostudios. Todi Bozo ka qenë skenarist dhe regjisor i shumë filmave si “Noli ynë”, “Ditë plot diell”, “Pejsazh me mollë”, “Shkripëzimi i tokave”, “Shtegtimi”, etj.

Edhe mbas daljes në pension Todi Bozo nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij prodhuese e pedagogjike. Ai vazhdoi të jepte leksione në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Kineasti Todi Bozo është marrë edhe me botime të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim librin “Produksioni i filmit”. Në vitin 2014 botoi librin “Copëza kujtimesh, të ëmbla e të hidhura”, në përmbajtjen e të cilit përfshihen edhe episode të ndryshme nga puna në Kinostudion “Shqipëria e re”.

/Ora News.tv/