Ndahen çmimet për bizneset

Ndahen çmimet për bizneset

Me rastin e fundvitit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës organizoi një mbrëmje gala në të cilën vlerësoi me çmime sipërmarrës dhe biznese për kontributin e dhënë gjatë vitit 2018 në fushën e biznesit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se tanimë sipërmarrja private në Shqipëri ka arritur në nivelin e duhur për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Në një mbrëmje gala, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ndau çmimet e fundvitit për bizneset dhe kontributin e madh të tyre gjatë vitit 2018.

Dhjetëra personalitete nga biznesi, media dhe arti, por dhe politika ishin të pranishëm në mbrëmje dedikuarn e sipërmarrjeve.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në fjalën e mbajtur falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, por edhe fituesit e çmimeve.

Nikolin Jaka: Jam i bindur se secili prej jush nëse do ta bëjë një gjë e bën, e realizon dhe prek suksesin. Ashtu siç e kanë prekur suksesin ato kompani që sonte marrin çmimin e Dhomës së Tregtisë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë shtoi ndër të tjera, se tanimë sipërmarrja private në Shqipëri ka arritur në nivelin e duhur.

Nikolin Jaka: Ndjehemi shumë mirë kur ka biznese cilësore, kur ka profilet e duhura të sipërmarrjes private, ndjehemi shumë mirë kur ata vlerësohen dhe tashmë jam i bindur se sipërmarrja është në nivelin e duhur.

Gjatë mbrëmjes gala u ndanë 25 çmime , prej të cilave 22 ishin për biznesin dhe 3 çmime të tjera speciale dedikuar sipërmarrjes.


EMISIONET