NBA shpenzon 3,574 milionë euro për pagat, ja kush udhëheq

NBA shpenzon 3,574 milionë euro për pagat, ja kush udhëheq

Sporti është kthyer në një ndër punët më të paguara në glob, me sportistët që marrin shuma marramendëse me skuadrat apo dhe nga kontrata faraonike me sponsorët. Sipas "Hoopshype" në kampionatin amerikan të basketbollit, klubet e NBA shpenzojnë plot 3 miliard e 574 milione e 51 mijë euro. Por kush fiton më shumë në çdo ekip.

Listën e më të paguarve e udhëheq Stephen Curry padiskutim pasi me kontratën që e lidh me Golden State Warriors përfiton as më shumë dhe as më pas se 37,457,154 dollarë. Gordon Hayward përfiton plot 31 milion dollarë nga kontrata me Boston Celtics, me drejtuesit që shpenzojnë rreth 126 milion dollarë për të paguar yjet e skuadrës së tyre.

Allen Crabbe përfiton 19 milion dollarë nga kontrata me Brooklyn Nets, ndërsa lista vijon si më poshtë.

Nicolas Batum-24 million dollarë, Charlotte Hornets

Jabari Parker-20 million dollarë, Chicago Bulls

Kevin Love-24,119,025 dollarë, Cleveland Cavaliers

Danilo Gallinari-21,587,579 dollarë, Los Angeles Clippers

Blake Griffin- 31,873,932 dollarë, Detroit Pistons

Harrison Barnes-24,107,258 dollarë, Dallas Mavericks

Zach Randolph-11,692,308 dollarë, Sacramento Kings

DeMar DeRozan- 27,739,975 dollarë, San Antonio Spurs

Stephen Curry- 37,457,154 dollarë, Golden State Warriors

Kent Bazemore-18,089,888 dollarë, Atlanta Hawks





EMISIONET