NBA/ Milwaukee vijon marshimin drejt titullit, ngec Miami Heats

NBA/ Milwaukee vijon marshimin drejt titullit, ngec Miami Heats

Ka rezultuar spektakolare mbrëmja e kësaj të hënë në NBA. Gjigantët e parketit amerikan dhuruar emocione dhe pikë të pabesueshme, duke shtuar adrenalinën dhe rivalitetin në tabelën e klasifikimit.

Milwaukee Bucks iu imponua Brooklyn Nets, duke fituar 131-121, një sukses që e mban në vend të parë në Konferencën e Lindjes ekipin e Bucks. Ndërkohë Brooklyn pëson humbjen e tretë në 5 takimet e fundit, por qëndron në vend të 7-të, brenda objektivit "play-off".

Falë 29 pikëve të Green fiton edhe Toronto Raptors, e cila mposhti 121-109 Orlando Magic. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për ekipin kalifornian, që qëndron në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes me 39 pikë më pak se Bucks.

Mavericks befasoi në Dallas, Philadelphian, duke e mundur me 20 pikë diferencë, 122-102. Por kjo disfatë nuk ndikon tek ta, pasi ata e kanë siguruar "play-off-in" .

Boston Celtics rikthehet te fitorja në kampionat, duke mposhtur 110-105 Miami Heats. 30 pikët e sllovenit Dragic nuk i mjaftuar Heats për të shmangur humbjen, teksa ndodhen në vendin e tetë në klasifikim, pozicioni i fundit për të siguruar "play-off-in".

Në Lindje fiton edhe Indiana Pacers, 111-102 ndaj Detroit Pistons, që synon të kualifikohet në fazën tjetër. Në Konferencën e Perëndimit, Utah Jazz mundi me shifrat 111-102 Charlotte Hornets. Walker ishte basketbollisti më i mirë në fushë, por 47 pikët e tij nuk i mjaftuar Charlotte për të shmangur humbjen.

Në ndeshjet e tjera, Chigaco Bulls u mposht 113-105 nga New York Knicks. Phoenix Suns fitoi 122-113 ndaj Cleveland Cavaliers dhe Portland Trail Blazers iu imponua 132-122 Minnesota Timberwolves.


EMISIONET