Nazarko: Serbia më e fuqishme se Kosova

Nazarko: Serbia më e fuqishme se Kosova

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Serbia është më e fuqishme se Kosova dhe zakonisht ndodh që të varfërin e thith i pasuri.

Nazarko: Po të isha un Vuçiç do të jepja ty avokat Mitrovicën dhe çfarë të kërkosh ti, madje edhe gjysmën e territorit të Serbisë. Sepse tani Serbia është shumë herë më e fuqishme ekonomikisht se Kosova dhe Shqipëria jote. Madje pozicionin gjeografik i Kosovës nuk e lejon të ketë asnjë interes me ty, sepse rrugët në Evropë i kalojnë nga Nishi. Dhe është bishti i Kosovës, pavarësisht se është provinca jote. Nëse do shihej në aspektin ekonomik, në krahasim me ne Serbët janë më të pasur dhe i pasuri e thith të varfërin.


EMISIONET