Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se pas disa vitesh, Shqipëria nuk do të ketë mjekë dhe infermierë.

Pjesa nga biseda: 

Nazarko: Një situatë aktuale është produkt i një situata paraardhëse. Nuk po merrem me drogën. Unë të them që ne kemi një sektor që na e kërkon Evropa si krah të lirë pune dhe brenda 5 vitesh do të kemi këtë sektor në zero. Infermierët dhe mjekët.

Ne nuk bëmë shkolla profesionale, ne bëmë universitete pulash.

Zheji: Si më kalove nga kokaina tek mjekët...

Nazarko: Kokaina nuk erdhi me një letër me raketë. Ka kaluar një sërë shtetesh.



/Ora News.tv/