NATO zhvillon stërvitjen më të madhe që pas Luftës së Ftohtë kundër agresorit "Murinus"

NATO ka nisur ushtrimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në të gjithë Evropën Veriore, ndërsa Perëndimi përpiqet të mbajë hapin, teksa rritet prania ushtarake e Rusisë në Arktik dhe në Detin Baltik.

 Rreth 50,000 ushtarë, 250 avionë, 65 anije dhe 10,000 tanke dhe automjete të tjera tokësore po marrin pjesë në lojërat e luftës "Trident Juncture" që filluan të enjten në vende nga Islanda në Finlandë.

Me 31 shtete të përfshira, ato kanë për qëllim të testojnë reagimin e NATO-s nëse do të kishte një sulm ndaj Norvegjisë, ku po zhvillohet pjesa më e madhe e stërvitjes.

Pamjet filmike tregojnë ushtarët që marshojnë si dhe avionët luftarakë F-18 Super Hornet duke dalë nga pista të largëta.

Ndërsa shteti i parashikuar agresor është quajtur "Murinus", një "kundërshtar imagjinar i afërt në pjesën veri-lindore të Aleancës". Është e qartë se manovrat janë provë për një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Ata ndjekin ushtrimet masive të "Vostok" që Rusia zhvilloi përgjatë kufijve të saj lindor muajin e kaluar.

EMISIONET