NATO dhe Ballkani Perëndimor, Haradinaj: E meritojmë anëtarësimin

NATO dhe Ballkani Perëndimor, Haradinaj: E meritojmë

Sfidat për të cilat Kosova po lufton janë terrorizmi, ndërhyrja e Rusisë në Ballkan, krimet kibernetike dhe korrupsioni global, tha kryeministri Ramush Haradinaj në konferecën ndërkombëtare "Nato dhe Ballkani Perëndimor". Ai nënvizoi se me formimin e Ushtrisë së Kosovës, synohet që deri në vitin 2020 të bëhet anëtarësimi në NATO". Ndërsa kreu i parlamentit Kadri Veseli deklaroi se së shpejti do të bëhet transformimi përfundimtar i Forcës se Sigurisë në Ushtri të ardhshme të Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës deklaroi se deri në vitin 2020 Kosova duhet të anëtarësohet në NATO.  Ramush Haradinaj nënvizoi se sfidat për të cilat Kosova po lufton janë terrorizmi, ndërhyrja e Rusisë për destabilizim në Ballkan, krimet kibernetike dhe korrupsioni global.

E për tu përballur me këto sfida, duhen iniciativa të përbashkëta, duke respektuar sovranitetin e gjithësecilit shtet në mënyrë reciproke, tha Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova po ecën në rrugë të drejtë në aspektin ushtarak. Sipas tij, deri në vitin 2020 duhet të përfundojë anëtarësimi i vendit në organizatën me të fuqishme ushtarake. Këto deklarata Haradinaj i bëri në konferencën ndërkombëtare "NATO dhe Ballkani, e cila po mbahet në Prishtinë.

Haradinaj: "Kosova si shtet nuk është neutral në aspektin ushtarak dhe të politikës së jashtme. Ne duam dhe e meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO. Ne kemi të drejtë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, ne synojmë që deri në vitin 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO"

Ndërsa kreu i vendit të Kosovës, Kadri Veseli në fjalimin e tij gjatë konferencës, deklaroi se ditët në vijim do të bëhet transformimi i Forcës se Sigurisë, në Ushtrinë të ardhshme të Kosovës.

Veseli: "Ne synojmë të bëhemi anëtar më të drejta të plota të Aleancës Veri -Atlantike. Natyrisht, presim që shumë shpejt, të bëjmë edhe transformimin përfundimtar të Forcës se Sigurisë se Kosovës në Ushtri të ardhshme të Kosovës. Veprimet tona do të jenë të përbashkëta, nuk do të ketë befasi, por ajo që është e sigurt është se Kosova do të ketë ushtrinë e vet në partneritet me NATO-n në ditët në vijim"

Në konferencën nndërkombëtare "Nato dhe Ballkani Perëndimor", folën dhe udhëheqës të institucioneve të larta shtetërore, të cilët pohuan se Kosova shumë shpejt do të themelojë Ushtrinë e saj  në partneritet me NATO-n.

EMISIONET