NATO "bashkon" Metën dhe Ramën, shtrëngojnë duart

Ceremonia e 10-Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në Sheshin “Nënë Tereza” bëri bashkë Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama në Sheshin “Nënë Tereza”. Shtërngimi i duarve, vetëm kortezial, vjen vetëm pak ditë nga deklarata e kreut të shtetit se ishte gati të dorëhiqej për të mos lejuar instalimin e diktaturës.

Në fjalën e tij, Presidenti tha se se anëtarësimi në NATO ka forcuar sigurinë në rajon por Shqipëria duhet të ketë një rol të koherent. Nuk la pa shprehur mirënjohjen për ndërhyrjne e NATO-s në Kosovë duke i dhënë fund genocidit dhe spastrimit etnik.

Ilir Meta: " Shqipëria është e angazhuar që NATO-ja të forcohet më tej si në aspektin politik strategjik, ashtu edhe në atëatë ushtarak.

Përveçse duartrokiten fjalën e njëri-tjetrit, Meta dhe Rama edhe pse përkrah nuk shkëmbyen asnjë fjalë apo shikim.

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, si një domosdoshmëri për sigurinë e Ballkanit.

Edi Rama: "Është e domosdoshme që dhe Kosova të bëhet më herët se vonë pjesë e integruar e Aleancës Euroatlantike"

Jashtë vëmendjes së Ramës nuk mbeti as debati për cceljen e negociatave të integrimit. Duke folur për vendet skeptike ai u kërkoi të marrin shembullin e reformës në ushtri

Edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë me të njëjtën aftësi për të besuar tek Shqipëria që patën aleatët"

Por ndryshe nga nisja e ceremonisë krerët e shtetit shmangën takimin duke preferuar të përshëndeten vetëm me me ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe përfaqësues nga 29 vendet anëtare të NATO-s


Foto: LSA


Me 20 mars 2019 presidenti Ilir Meta u shpreh : " "Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.  Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.


Me 23 mars 2019 Edi Rama u pergjigj :  Ilir Meta ndihet kaq i papërfaqësuar sa i duket sikur një juntë ushtarake do sulmojë pallatin Presidencial. Zoti president e di që më dëgjon rri i qetë. Jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vend i NATO-s. Nëse nuk më beso mua beso Pandin. Të garantoj se sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO. Dhe në fund të ditës fundi politik i Lulit dhe i Monikës nuk duhet të jetë problemi im, i yti dhe i yni. Dhe kërcënimit të sistemit demokratik të tyre Zoti President ne bashkarisht si vend i NATO-s do i përgjigjemi si ushtar në mbrojtje të demokracisë. Rri i qetë! Dhe mos i shko më në mend ato çudira se na hutove."


Foto: LSA



EMISIONET