Nga vjen në të vërtetë ushqimi që konsumojmë?

Si rriten dhe therren në të vërtetë kafshët për konsum ushqimor në fabrikat e mëdha amerikane të mishit?

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave është përpjekur t'i përgjigjet "Eating Animals", (Të hash kafshët), dokumentari prodhuar dhe rrëfyer nga Natalie Portman dhe frymëzuar nga libri me të njëjtin titull i Jonathan Safran Foer, botuar më 2009n, shkruan tgcom.it

"Ky libër ka shndërruar një vegjetariane prej 20 vitesh si unë, në një vegane të bindur", pati thënë Portman pasi lexoi urtësitë e Foer, nga i cili lindi edhe dokumentari, i cili ka dalë tashmë në sallat e kinemave amerikane.

Filmi, me regji të Christopher Dillon Quinn, ka për qëllim të tregojëkushtet e rritjes së kafshëve, shpesh të ngjeshur me njëri tjetrin dhe në kushte vuajtjeje të madhe, të cilët në disa raste ushqehen edhe me antibiotikë.

Por për këtë askush nuk ka dëshirë të flasë.

Dokumentari përshkruan abuzimet që ndodhin në fermat e rritjes së lopëve në Amerikë, të pulave dhe derrave, në kundërshtim me minorancën që i rrit të tilla kafshë me kujdes.

Këtë 'botë jo shumë të njohur' për masën, e tregojnë një kast personazhesh shumë të informuar: mes të cilëve një ish rritës pulash, një veteriner dhe një peshkatar ambientalist.

Portman, e deklaruar si vegane, ka deklaruar: "Shpresoj që njerëzit të shqetësohen për atë që zgjedhin të hanë, si rritet ajo kafshë që serviret në tryezat e tyre dhe të përpiqen të moderojnë zakonet e tyre. Sigurisht, nuk pres që kjo të ndodhë menjëherë, por nëse të gjithë do të përpiqeshin të informoheshin se nga vjen ushqimi që konsumojnë ose të hanë të paktën një vakt si veganë një herë në javë, do të ishte një sukses i vërtetë", komentoi aktorja.

/Ora News.tv/