Është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision.

Konkursi u zhvilluan në Tel Aviv në Izrael mbrëmjen e së martës, 10 vende janë kualifikuar për në finalen e madhe që do mbahet të shtunën, më 18 maj më Expo Tel Aviv.

Ishin 17 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e parë, si Franca, Spanja dhe Izraeli që mund të votonin në konkurs.

10 finalistët do marrin pjesë në finalen e madhe së bashku me 10 vendet që do kualifikohen në gjysmëfinalen e dytë këtë të enjte dhe 6 vendet e  parakualifikuara, "Big Five" dhe vendin pritës Izraelin.

Mbrëmjen e së enjtes do konkurrojë për tu kualifikuar në finalen dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi me këngën 'Ktheju Tokës'.

Rezultati përfundimtar përcaktohet përmes një kombinimi të votave të jurisë dhe televotave.

Vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  • Greece - Katerine Duska me Better Love
  • Belarus - ZENA me Like It
  • Serbia - Nevene Božović me Kruna
  • Cyprus - Tamta me Replay
  • Estonia - Victor Crone me Storm
  • Czech Republic - Lake Malawi me Friend Of A Friend
  • Australia - Kate Miller-Heidke me Zero Gravity
  • Iceland - Hatari me Hatrið mun sigra
  • San Marino - Serhat me Say Na Na Na
  • Slovenia - Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi

Vendet që u skualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  • Belgium
  • Finland
  • Georgia
  • Hungary
  • Montenegro
  • Poland
  • Portugal

/Ora News.tv/