Ndeshja e Europa League e luajtur në Beograd mesjavën e shkuar, midis Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat e huaja. Tabloidi”New York Times” i ka kushtuar një shkrim interesant kësaj ndeshjeje, duke e cilësuar se ishte një sfidë me rrëzikshmëri të lartë, pas marrëdhënieve të acaruara midis zyrtarëve të të dy shteteve dhe ngjarjes së ndodhur në po këtë stadium në ndeshjen kualifikuese të Europianit francez, mes Serbisë dhe kombëtares shqiptare.

Ndeshja e zhvilluar një javë më parë në Shqipëri nuk kishte kaluar pa incidente dhe të tjera incidente priteshin të ndodhnin dhe në Beograd.. Stadiumi ishte i mbushur vetëm me tifozë vendas, por nuk mungoj shfaqja e racizmit, ekstremizmit politik dhe homofobisë. Pas ngjarjes së ndodhur në “Elbasan Arena”, UEFA gjobiti klubin e Skënderbeut me 70.000 $, ndërsa pas ndeshjes në Beograd, Partizani u gjobit me 160.000 franga zvicerane.

/Ora News.tv/