Banorët rus të Uraleve kanë raportuar një ndriçim të fortë të qytetit të tyre pasi një "shtëllungë" zjarri ka rënë nga qielli.

Banorët kanë bërtitur me zë të lartë teksa panë shfaqjen spektakolare që zgjati disa sekonda. Meteori thuhet se lëshuar dritë të kuqe, të verdhë dhe portokalli ndërsa binte.

Objekti i ndezur ishte veçanërisht i dukshëm nga qyteti i Ekaterinburgut në rajonin e Sverdlovsk, si dhe në afërsi të qyteteve natën e së martës, njoftuan mediat lokale.

Disa video që u shpërndanë në internet tregojnë një blic të ndritshëm, të pasuar nga një moment i shkurtër i ditës.

"Mendova se ishte një yll, por nuk ishte! Ndërsa ra, shkëlqeu në të kuqe dhe të verdhë, dhe pas saj kishte një gjurmë të vogël që shkëlqente nga jargavan në të kuqe, të verdhë dhe portokalli",tha dëshmitari okular Aleksandër Bortstev në përshkrimin e fenomenit verbues në faqen elektronike të lajmeve E1.

Ai tha se blici zgjati rreth 6 ose 7 sekonda. Disa dëshmitarë pohuan se ata dëgjuan atë që dukej si shpërthim.

/Ora News.tv/