Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s. Studiuesit konfirmuan praninë e 95 botëve pas studimit të 275 kandidatëve të mundshëm.

Teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t’u vlerësuar si planetë kur u lancua gati një dekadë më parë. Por zbulimi i fundit ngre shpresat se astronomët së shpejti mund të gjejnë një sistem të ngjashëm me planetin tonë, e në të cilin të ketë jetë

Studimi u krye nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Andrew Mayo nga Instituti Kombëtar i Hapësirës në Universitetin Teknik të Danimarkës.

Planeti i parë që rrethon një yll të ngjashëm me diellin tonë u zbulua vetëm në 1995. /ATA/

/Ora News.tv/